08:44 / E Hënë, 27 Mars 2023 / L K

Rrëzohet droni ukrainas në Rusi, 3 të plagosur

Një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse, tha Moska.

Droni u rrëzua në qytetin Kireyevsk – rreth 400 km (249 milje) nga kufiri me Ukrainën – të dielën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Mediat shtetërore ruse raportojnë se të paktën tre persona u plagosën në një shpërthim pasi droni u rrëzua, shkruan BBC.

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme se ka sulmuar objektivat civile ruse me dronë shpërthyes dhe ende nuk ka komentuar këtë incident.

Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për përpjekje për të kryer një sulm.

“Grupimi i sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në rajonin e Tulës – sistemet raketore anti-ajrore S-300 dhe Pantsir-S1, si dhe sistemet e luftës elektronike Pole-21 – ofrojnë mbulim të besueshëm nga ky drejtim,” tha Ministria e Mbrojtjes.