14:12 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Rrëzohet mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër

Mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:00 në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Policia dhe zjarrëfikësja po punojnë për hapjen e rrugës.

”Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.  

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. 

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit”, thuhet në njoftim.