18:03 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet një avion në Afrikën Jugore

Të paktën 19 persona janë plagosur, pas rrëzimit të një aeroplani në qytetin Pretoria në Afrikën Jugore.

Shërbimet lokale të emergjencës kanë publikuar një fotografi në Twitter duke larguar pasagjerët nga aeroplani.

Raporte të pakonfirmuara kanë thënë se një person është i plagosur seriozisht.

Në fotografi shihet se aeroplani i djegur i takon kompanisë, “Martin’s Air Charter”.