20:44 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Rrëzohet një person me biçikletë në Prishtinë, penallti për Dritën në Gjilan”

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka ironizuar me fitoren e Dritës sot kundër Feronikelit.

Ekipi nga Gjilani shënoj fitore sot me rezultat 2:1, ku goli i dytë u shënua nga pika e bardhë, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë në RTV Dukagjin, Dallku ka bërë një batutë interesante me penaltinë e Dritës.

“Sot një mik më tha se rrëzohet një person me biçiklet në Prishtinë, kurse referohet penallti për Dritën në Gjilan”, u shprehë me shaka Dallku./Indeksonline/