09:37 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrëzohet reklama prej hekurit në sheshin e Prishtinës, rrezikohen qytetarët [Foto]

Sheshi i Prishtinës është stolisur në të gjitha anët me rastin e festave të fundvitit.

Qindra qytetarë kanë filluar çdo ditë të dalin dhe të shijojnë këtë bukuri natyrore.

Por, sot ka ndodhur një fatkeqësi. Kësisoj, hapësira promovuese që është vendosur në fillim të sheshit “Zahir Pajaziti” ngase prej hekurit, e njëjta është rrëzuar nga fryma e madhe në vend.

Për disa momente, ka shkaktuar shqetësime tek qytetarët. Sipas një lexuesi të ‘Indeksonline’ disa prej tyre kanë qenë të rrezikuar në lëndim nga rrëzimi i saj./Indeksonline/