17:19 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrëzohet shtylla elektrike në Prishtinë

Një shtyllë elektrike është rrezuar sot pasdite në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Banorët e lagjes kanë dërguar foto në Indeksonline ku shihet shtylla në mes të rrugës.

Sipas tyre nuk ka persona të lënduar mirëpo janë krijuar kolona të gjata të veturave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e KEDS të cilat po bëjnë përpjekje që ta lirojnë rrugën dhe ta lëshojnë energjinë elektrike në këtë lagje./Indeksonline/