08:20 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet skena gjatë festivalit në Spanjë, qindra të lënduar (Video)

Qindra njerëz janë lënduar, katër me lëndime serioze, pasi një shëtitore e drunjtë u rrëzua në një festival të muzikës në Spanjë, përcjell KosovaPress.

Më shumë se 130 njerëz po trajtohen në spital për lëndimet e marra, pasi u rrëzua platforma gjatë koncertit që po mbante një rep artist.

Disa nga njerëzit ranë në det, pasi platforma e cila ishte 30 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë, qëndronte mbi ujë, raportojnë mediat lokale. Dëshmitarët kanë përshkruar skena të panikut në momentet që njerëzit dëshironin të largoheshin nga skena.

Policia ka konfirmuar se nuk ka pasoja me fatalitet.