20:36 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / S Z

Rrihej e keqtrajtohej nga prindërit, e mitura lajmëron policinë

Një vajzë e mitur e moshës 14 vjeçare,  ka lajmëruar policinë, pasi që është rrahur dhe keqtrajtuar nga dy prindërit e saj.

Rasti ka ndodhur në Rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, me ç’rast viktima E.J.D i lindur në vitin 2009, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj J. Dërmaku, i lindur me 1973.  Ngjarja ka ndodhur me datën 21.06.2023 rreth orës 12:00. Por dhunë ndaj saj kishte ushtruar dhe nëna e viktimës S. Dërmaku, e lindur në vitin 1978.

Viktima, femër e moshës 14 vjeçare ka raportuar në polici, se pasi që ishte kthyer nga shkolla, babai I saj J. Dërmaku e kishte kritikuar dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Ankuesja ka deklaruar po ashtu se dhunë fizike ka pasur edhe më herët nga të dy prindërit e saj. Prindërit e viktimës  të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tyre.

Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për të mitur Merita Shala, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës dhe të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/