11:35 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rrihen dy gra kosovare, policia arreston të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme janë raportuar dy raste të dhunës ndaj femrave në komunën e Klinës dhe Suharekës.

PK-ja ka arresutar të dyshuarin pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare që kishte pasur me nënë e tij kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, shkruan Indeksonline

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Suharekë. Viktima femër ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/