10:38 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Rrihen dy persona në Gjilan, ndërsa një tjetër duke i ndarë theret aksidentalisht

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se dje pasdite në fshatin Uglar të Gjilanit janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit janë përleshur mes veti. Ndërsa një tjetër është duke tentuar që t’i ndaj këta dy personat, është therur aksidentalisht, transmeton IndeksOnline.

Siç njofton policia me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/