17:47 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / MSH

Rriten rasten pozitive në Shqipëri, 617 të infektuar në 24 orët

Rastet e reja me COVID në Shqipëri kanë pësuar rritje në 24 orët e fundit.

Nga 5482 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 617 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet” thuhet në njoftimin e MSh-së shqiptare.