18:34 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Rritet frika e një sulmi në Ukrainë nga Bjellorusia, publikohen fotot e ‘pazakonta’

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot të cilat tregojnë forcat ukrainase duke kryer stërvitje pranë Çernobilit – dhe kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.

Pozicionimi i forcave ukrainase në këto zona vjen pas dyshimeve për një sulm të mundshëm nga territori i vendit aleat me Moskën.

Kievi ka frikë nga një sulm në veriun e saj nga territori bjellorus, megjithëse ekspertët besojnë se ka gjithnjë e më pak gjasa që Moska të tentojë një ofensivë të re nga kjo zonë në të ardhmen e afërt.