13:57 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Rritet konkurenca për Donnarumman, Chelsea ofron 60 milion euro

Gardiani kuqezi ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021, por vështirësitë që has klubi për të zgjatur marrëveshjen aktuale me portierin ka bërë që klubet më të mëdha europiane të vihen në lëvizje për të firmosur me Donnarumman.

Real Madrid, PSG dhe Juventusi interesohen prej kohësh për talentin e Milanit, ndërkohë sipas mediave angleze sëfundmi në garën për Donnarumman ka hyrë fuqishëm Chelsea që është gati të nxjerrë në shitje Kepa Arrizabalagan për të financuar blerjen e portierit të kombëtares italiane.

Mino Raiola ka nisur kontaktet me drejtuesit e Bluve të Londrës për të bërë të mundur transferimin e Donnarummas në Stamford Bridge. Për të kënaqur Milanin, Chelsea po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh.