15:22 / E Martë, 04 Tetor 2022 / LB

Rritet numri i deputetëve të Vetëvendosjes që kërkojnë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka deklaruar se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.

Përveç tij, edhe deputetët tjerë të VV-së, Fatmir Humolli, Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami kanë deklaruar sot se Qeveria duhet t’i procedoj pagat për mësimdhënësit.

“Meqenëse shumë media po kërkojnë deklarim dhe për interes të publikut sa i përket procesimit të pagave për mësimdhënësit vlerësoj që të njejtat duhet të paguhen dhe të kompenzohen orët e humbura”, ka shkruar Korenica.