17:11 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i përdoruesve të internetit në Kosovë mbi moshën 65 vjeçare

Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë ditës së sotshme ka publikuar rezultatet e anketës “Përdorimi i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit”.

Në bazë të rezultateve që ka marrë, del se është rritur numri i personave mbi moshën 65 vjeçare që e përdorin internetin, transmeton Indeksonline.

Në bazë të rezultateve del se 9.2% e personave mbi moshën 65 vjeçare e kanë përdorur internetin në vitin 2016.

Kjo përqindje në vitin 2018, ishte 8.4./Indeksonline/