23:16 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

Rritet numri i protestuesve të arrestuar kundër mobilizimit të Putin

Më shumë se 1200 protestues janë arrestuar në mitingjet kundër mobilizimit që po zhvillohen në të gjithë Rusinë.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar informacionin e fundit sipas të cilit 1240 persona në 38 qytete në të gjithë Rusinë janë arrestuar deri më tani gjatë protestave kundër mobilizimit.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info raportoi se të paktën 489 prej tyre u arrestuan në Shën Petersburg, derisa arrestime pati edhe në Moskë.p