16:24 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / FR

Rritet numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Filipine, 110 të zhdukur

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Filipine, duke “groposur” autobusë dhe shtëpi. Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, 110 persona raportohen të zhdukur.

Ndërkohë më shumë se 1,166 familje që jetojnë pranë zonës së prekur nga rrëshqitjet e dheut janë evakuuar në zona më të sigurta.

Rosa Cristina Rosete-Manuel, një zëdhënëse e Komandës Lindore të Ushtrisë Filipine, tha se shpëtimtarët ende shpresojnë të gjejnë të mbijetuar.