17:08 / E Hënë, 29 Prill 2024 / FR

Rritet numri i të vrarëve palestinezë në sulmet izraelite në Rafah

Sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rafah kanë shkaktuar dhjetëra palestinezë të vrarë.

Mjekët deklaruan se numri i viktimave ka shkuar në 25, me shumë të tjerë të plagosur në qytetin jugor të Gazës.

Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportet.

Zyrtarët shëndetësorë thonë gjithashtu se një raund i veçantë sulmesh ajrore në dy shtëpi në qytetin e Gazës, i cili është më në veri të enklavës, vrau të paktën katër persona dhe plagosi disa të tjerë./abcnews.al