10:28 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Rritet për 10 përqind numri i të prekurve me kancer në Britani

Numri i personave që jetojnë me kancer në Britaninë e Madhe është duke u rritur drastikisht secilën ditë.

Duke u bazuar në një studim, numri është shtuar për rreth 10 përqind për personat nga mosha 16 deri në 65 vjet, të cilët janë prekur nga kanceri.

Ky numër është rritur që nga viti 20190 deri në vitin 2015.

Për vetëm 5 vite, 80 mijë persona më shumë janë diagnostifikuar me këtë sëmundje.

Ndërkaq, së fundmi në Britani po mundohen që të prekurve me kancer t’iu mundësohen më shumë të drejta të punës dhe të përkrahen më shumë nga pronarët e kompanive.

Madje këtë kampanjë e kanë titulluar “Kanceri nuk është i drejtë, por shefi yt duhet të jetë”./Indeksonline/