09:52 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rritet rreziku për shpërthimin e vullkanit në Bali, evakuohen mbi 100 mijë persona

Alarmi për vullkanin në Bali është ngritur në nivelin më të lartë

Frika e një shpërthimi të menjëhershëm të vullkanit Agung në Bali është rritur dhe zona e evakuimit rreth vullkanit është zgjeruar.

Autoritetet indoneziane kanë ngritur gjendjen e vigjilencës në nivelin më të lartë, transmeton Indeksonline.

Aeroporti i ishullit tani është mbyllur, duke lënë mijëra të bllokuar në pikën më të nxehtë turistike në këtë vend.

Autoritetet thonë se tymi i zi dhe hiri kanë rënë deri në 3.400 metra mbi lartësinë e malit, e cila gjithashtu ka lëshuar edhe zjarr.

Hera e fundit që kishte shpërthyer kjo pikë e vullkanit ka qenë në vitin 1963, ku kanë humbur jetën mbi 1 mijë persona./Indeksonline/