15:36 / E Premte, 17 Mars 2023 / S Z

Rritja e cilësisë së shërbimeve/ Spitali i Pejës dhe Prizrenit nënshkruajnë marrëveshje me Spitalet e Sllovenisë

Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshmë të Gjilanit dhe Prizrenit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalën hyrëse përshëndeti të pranishmit dhe tha se Oda e Mjekëve bashkarisht me Odat e Profesionistëve Shëndetësor, në vazhdimësi mbrojnë dhe prezentojnë interesat e Profesionistëve Shëndetësor. Me këtë rast Vitia shprehu konsideratën e jashtëzakonshme për kontributin, rolin dhe punën që po bëjnë.

Ndërkaq kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu u uroj mirëseardhje të ftuarve dhe tha se nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për të filluar ky vit duke shpjeguar se u bënë 10 vite që kur Oda e Mjekëve të Kosovës u funksionalizua.

“Ndërsa kjo marrëveshje është një pikënisje e punëve të mëdha, me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit e Prizrenit”, tha ai.

Sejdiu gjithashtu falënderoi LuxDev për financimin e këtij projekti.

Ambasadore e Republikës së Sllovenisë, H.E. Znj. Minca Benedejčič, tha se ndihet e lumtur dhe e nderuar që po merr pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit, në veçanti.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të partneritetit synohet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave nga Spitalet Sllovene./Indeksonline/