12:44 / E Martë, 24 Janar 2023 / AR

Rritja e çmimit të tatimit në pronë, Hoti: Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar rreth rritjes së çmimit të faturës në pronë.

“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?! 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.

Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, shkruan ai./Indeksonline/