17:45 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Rritja e infektimeve nga mutacionet e Covid-19, shtetet evropiane ndalojnë maskat prej lecke

Ndërsa po përballen me variantet e reja të COVIDIT, që janë më të transmetueshëm e që kanë sjell një rritje të numrit të infeksioneve, vendet në Evropë kanë filluar të bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave mjekësore.

Qeveria franceze ka marrë vendimin që njerëzit të përdorin vetëm maska që bllokojnë 90% të grimcave, duke eliminuar maskat prej lecke, të bëra vetë.

Ky vendim i Francës, pason atë të Gjermanisë, që kërkon që të gjithë njerëzit të mbajnë maska që bllokojnë 95% të grimcave.

Po ashtu, një masë e tillë pritet të merret edhe nga Austria.

Kjo për shkak se përhapja e virusit ka qenë mjaft e lartë dhe maskat e bëra vetë në shtëpi, prej lecke nuk janë të sigurta.