15:23 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Rritja e numrit të rasteve me Covid në Prishtinë, Ahmeti merr këtë vendim

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit do të pezullohen.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

https://prishtinaonline.com/lajmet/3094/njoftim-per-qytetare-pezullohen-perkohesisht-takimet-me-pale-drejtoria-e-urbanizmit?fbclid=IwAR2GK1aETCkTFV7ZL99HLNK4rEmftXNCrTnVHeA7V04I6mgSgi7q14FILRA

Vetëm në 24 orët e fundit në Prishtinë u konfirmuan 72 raste të reja me COVID-19.