10:01 / E Premte, 15 Korrik 2022 / k.v

Rritje e madhe e të infektuarve me COVID-19, 3 263 raste aktive

Të dhënat e publikuara së fundi nga Ministria e Shëndetësisë flasin për një rritje të madhe të të infektuarve me virusin COVID-19.

Aktualisht janë 3 mijë e 263 raste aktive me COVID-19.

Në 24-orëshin e fundit 871 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 341 qytetarë.