09:07 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Rritje e ngadaltë e popullsisë në Kinë, shtohet presioni mbi çiftet

Popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada, sipas të dhënave të qeverisë.

Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë, transmeton Indeksonline.

Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.

Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.

Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm, raporton BBC./Indeksonline/