08:01 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rritje e numrit të rasteve ditore me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka publikua raportin ditor me COVID-19.

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1,901 në 263,663, për dallim nga 1,407 një ditë më parë treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me gjashtë në 9,368, tregoi shifra.