16:16 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rritje masive të rasteve në Shqipëri, 4 të vdekur dhe 301 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të  ditur se gjatë  24 orëve të fundit, 4 persona kanë  humbur  nga COVID 19, ndërsa  janë shënuar edhe 301 raste të reja të persona të infektuar nga koronavirusi .

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Fatkeqësisht betejën me pandeminë e kanë humbur 4 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 458. Personat që kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.