10:00 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

‘Rrjedh’ një informacion i Mbretërisë së Bashkuar për Eurovision 2023

Ka ‘rrjedhur’ një lajm sa i për ketë përzgjedhjes së Mbretërisë së Bashkuar për Eurovision 2023.

Një ditë pasi biletat për këtë event janë shitur në më pak se 34 minuta, është përzgjedhur edhe ylli që do të përformoj nga MB në Liverpool, transmeton Indeksonline.

Emrat të cilët përmendeshin ishin Birdy dhe Rina Sawayama por tani po pretendohet se Ma Muller do të jetë përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Eurovizion.

BBC ende nuk ka konfirmuar se kush do të performojë, por ka thënë se një njoftim do të bëhet në emisionin “Zoe Ball’s Radio 2 Breakfast” ditën e sotme.

Muller, e cila është 25 vjeçe, krijoi fansa pasi mbështeti Little Mix në turne në vitin 2019.

Këngëtarja e rritur në Londër ka grumbulluar më shumë se gjashtë milionë transmetime në Spotify për këngët duke përfshirë “Close” dhe “Better Days”./Indeksonline/

<p>Singli i Mae Muller Better Days, me Neiked dhe Polo G, arriti kulmin në klasifikime </p>