11:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrjeti i prostitucionit në Durrës, arrestohen dy femra

Një rrjet prostitucioni është zbuluar në qytetin e Durrësit nga policia. Kanë qenë Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ata që pas një hetimi rreth 2-mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Pas finalizimit të operaciont të koduar “Rent”  u arrestuan në flagrancë shtetaset:

Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;

Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Shpresa Pisha, ishte në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses e cila kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.