09:47 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / MSH

Rrokulliset një kamion në Radac

Në Radac të Pejës ka ndodhur një vetaksident, ku i përfshirë ishte një kamion.

Kamioni me targa të Republikës së Kosovës është rrokullisor buzë rrugës.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se vetaksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, njëjtë sikurse nuk dihen as shkaqet që kanë çuar deri te vetaksidenti.