09:20 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Rrokulliset traktori, lëndohen tre persona në Ferizaj

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi nga pakujdesia është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:40.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke drejtuar një traktor bujqësie dhe nga pakujdesia është rrokullisur me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore, drejtuesi dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë dërguar medieve.