16:45 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Rrokulliset traktori në fshtin Surdull të Podujevës, lëndohet një person

Në fshatin Surdull të Komunës së Podujevës një qytetarë derisa sa ka qenë dukje lëvizur me traktor është rrokullisur dhe për pasojë është lënduar një person.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 15:10, në fshatin Surdull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marr lëndime trupore, ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

 Ai ka thënë se Policia me njësitet kompetente ka dalë në vendngjarje, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.