10:01 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / k.v

Rrokulliset vetura në lumin Llap, dy të lënduar (Video)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës, raporton IndeksOnline.

Një veturë me targa të huaja shihet të ketë përfunduar në lumin Llap.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky vetaksident ku vetura shihet e rrokullisur në mes të lumit.

Sipas lexuesve, ngasësi i veturës dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit./IndeksOnline/