22:49 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Rrokulliset vetura në magjistralen Ferizaj-Shtime, një person dërgohet në Emergjencë

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se vetura është rrokullisur.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli për Indeksonline thotë se si pasojë, një person është lënduar.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në ora 22:13 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare është një aksident komunikacioni, e përfshirë vetëm një automjet. Një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, u shpreh Veseli./Indeksonline/