11:36 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Një veturë është rrokullisur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Dollc të Klinës.

Vetura ka mbetur skaj rrugës e rrokullisur, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar, raporton Indeksonline.

Policia rrugore është paraqitur në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/