07:54 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Rron Broja vazhdon me Dritën edhe për dy vite

Klubi futbollistik, Drita ka njoftuar se lojtari Rron Broja do të jetë pjesë e bardhe kaltërve edhe për dy vite të tjera.

Përmes marrëveshjes së arritur, Broja do të jetë tek ‘Intelektualët’ deri në vitin 2025.

Lojtari shprehet i lumtur që ka vazhduar me Dritën, sipas tij është njëri prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara.

“Është kënaqësi që të vazhdojë me njërin prej klubeve më profesionale dhe më të organizuara. Ndjejë përgjegjësi dhe obligim që klubit dhe tifozëve tanë të ua kthejmë krenarin me suksese vitin që vjen.

Faleminderit të gjithëve për besimin dhe për mua nuk ka qenë aspak e vështirë që ti them PO klubit për të vazhduar”, tha ai. /IndeksOnline/