15:00 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrotullohet automjeti në lagjen “Kodra e Trimave”, lëndohen dy persona

Një automjet i llojit furgon është rrotulluar në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asllan Pireva”, kurse sipas dëshmitarëve nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Më poshtë mund të shihni imazhet e dërguara nga një lexues në redaksinë e “Indeksonline”.