08:28 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Rrotullohet një veturë në mes të rrugës në Kaçanik, Policia jep detaje

Mëngjesin e sotëm, një veturë është vetaksidentuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Vetura ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar në mes të rrugës, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Sipas tij, nga ky vetëaksident është lënduar një person.

“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta ka pësuar një person” ka deklaruar Veseli./Indeksonline/