10:04 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Rrudhani e gjeti golin e parë për vitin e ri, shënoi në miqësore me fanellën e Young Boys

Skuadra e Young Boys shënoi fitore dje në miqësore ndaj Sion me rezultatin 4:3.

Gol në këët ndeshje shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, shkruan Indeksonline

Rrudhani shënoi me kokë në minutën e 63’të për rezultatin 3-2, duke i treguar trajnerit që është i gatshëm të luaj nga fillimi edhe në ndeshjet zyrtare.

24-vjeçari ka kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2026./Indeksonline/