23:20 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet në QKUK

Një person sonte është goditur nga rrufeja në Rahovec.

Për shkak të gjendjes së rënduar i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 19: 00 Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se një person i moshës madhore ishte goditur nga rrufeja. Policia është përgjigjur rast”, tha Elezaj.

“Viktima mashkull i moshës madhore nga familjarët është dërguar në QKMF-Rahovec , nga ku është dërguar pastaj në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Rasti është duke vazhduar me hetime”,tha ai.