20:23 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / L K

Rruga A dhe C në Prishtinë, lagja Kodrina dhe qarkorja njëkahëshe, Alban Zogaj jep detaje për projektet e reja

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në intervistën e dhënë për Indeksonline ka treguar për punët e mëdha që e presin kryeqytetin në vitin e ardhshëm.

 Rruga A dhe C, janë dy rrugë që priten të fillojnë punimet.

Ai bëri të ditur se këto dy rrugë do ta çlirojë komunikacionin aktual të kryeqytetit.

“Rruga A është njëra prej projekteve më të mëdha që e kemi filluar këtë vit, ne e kemi projektuar rrugën A prej fillimit sepse nuk kishte një projekt të qartë për rrugën A. E kemi përfunduar projektimin e detajuar dhe e kemi fut në proces të prokurimit, tash është në proces tenderues, ne po presim shumë shpejt që të kemi ofertat e para për rrugën A dhe ne fund të këtij viti e përfundojmë vlerësimi dhe e zgjedhim fituesin së kush do ta ndërtojë rrugën A. Nëse fituesi zgjidhet gjatë këtij viti, në pranverën e vitit të ardhshëm veç se mund të fillojmë punimet. Rruga është gjigande, shumë e përafërt me rrugën B në madhësi, është më gjashtë korsi, rrugë 56 metra e gjerë.”, vijoje Nënkryetari Zogaj.

Zogaj bëri të ditur se lagjja “Kodrina”, e cila parasheh të këtë 15 mijë banorë, do të këtë qasje në rrugën C dhe do të lidhet me kryeqytetin. Ndërsa, pritet të fillojnë ndërtimet e shkollave e ambulantëve.

“Atje është një lagje e madhe që po fillon, e mira është që ka qasje në rrugën C dhe lidhet lehtë me qytetin, por ne të gjitha këto lagjet e mëdha që po ndërtohen në Prishtinë e kemi planin që të ndërtojmë edhe pjesë të tjera me qytetarët dhe komunitetin, shkollat, ambulancat, rrugët, fushat sportive e kështu më radhë. Edhe për lagjen “Kodrina” parashihet një shkollë të ndërtohet afër, ekziston lokacioni, ekziston planet dhe do të vazhdojmë tutje më ndërtimet të pjesës publikë për të ndihmuar jetën e qytetarëve”, theksojë Zogaj.

Për fund, nënkryetari tregoi se qarkorja njëkahshe është në fazat finale për t’u kthyer në qarkullim një kahor të veturave, vetëm se pritet edhe një testim final në ditë pune.

“E kemi në plan të bëjmë testimin e fundit, kemi mbledhur shumë të dhëna nga dy testet e para, do ta bëjmë edhe një test gjatë ditëve të javës, sepse testet e para kanë qenë kryesisht ne vikend do t’a bëjmë në një ditë pune, për të parë se si po funksionin qarkorja një kahshe dhe më shumë gjasa, qarkoren njëkahshe do të jetë vendim final në njëkahshe, d.m.th. qarkullim një kahor i veturave”, tha ai./IndeksOnline/