17:05 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rruga e dëmtuar, ankohen banorët se po u shkakton dëme në vetura

Si pasojë e një pjese të dëmtuar të asfaltit në një rrugë në Fushë-Kosovë, shumë shoferë po pësojnë dëme në veturat e tyre.

Një puset e hapur, por që dikush brenda saj ka hedhur gurë, po e bënë të vështirë kalimin e veturave në këtë anë.

Sipas banorëve të zonës, ka afro tri vite që gjendja është e njëjtë në këtë rrugë dhe që nuk është ndërmarrë asgjë.

Në fotografitë e dërguara në redaksi shihet qartë gjendja aspak e mirë e kësaj rruge ku sigurisht dëmet i vuajnë kalimtarët./Indeksonline/