09:46 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Rruga e gërryer në Prishtinë, që çdo ditë po gërryen shumë zemra e vetura të qytetarëve

Me datë 15 prill, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar fillimin e punimeve të rekonstruimit të rrugëvë Ukshin Hoti e Robert Doll në qendër të Prishtinës.

Punimet filluan, rruga u gërrye, kalimi i veturave u përkeqësua, kolonat u shtuan, ashtu siç u shtua edhe pakënaqësia tek qytetarët.

Këto rrugë që janë shumë të frekuentuara në secilën ditë janë që disa ditë në gjendje tepër të vështirë kalimi.

Gropat e mëdha, mungesa e trotuareve, pluhuri dhe dëmtimi i përditshëm i makinave ka bërë që qytetarët të jenë tejet të frustruar me zhagitjen në përfundimin e punimeve.

Indeksonline ka kontaktuar komunën e Prishtinës për këtë situatë, por siç bëjnë në shumicën e rasteve, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje të vetme./Indeksonline/