18:06 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Rruga ”Fehmi Agani” nesër pa furnizim ujë thotë komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të instalimit të rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën ”Fehmi Agani” do të ketë ndërprerje të furnizimit më ujë në këtë lagje.

Ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodhë të premten gjatë periudhës kohore në mes të orës 08.00 e deri në 16.00.