16:04 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Rruga “Gazmend Zajmi” në Prishtinë vërshohet nga ujërat e zeza

Lagjet e Prishtinës vazhdojnë të përballen me probleme të shumta. E moti i mirë shpesh herë i bën ato edhe më të mëdha, njofton Indeksonline.

Përveç që është e dëmtuar e me shumë gropa, qytetarët të cilët banojnë në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë, tani do të duhet të përballen edhe kundërmimin nga shpërthimi i kanalizimit në këtë pjesë.

Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Indeksonline, shihet se kjo rrugë në kryeqytet është ‘vërshuar’ nga ujërat e zeza./Indeksonline/