14:07 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Rruga krejt akull në Prishtinë, dy aksidente të njëpasnjëshme

Dy vetaksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në rrugën ‘Enver Gjerqeku’ në Prishtinë.

Kjo për shkak të rrugës së mbuluar me akull, transmeton Indeksonline.

Në këto pamje të cilat një lexues i Indeksonline i ka dërguar, mund të shihet rruga tërë akull dhe dy aksidentet.

Një njërin aksident është i përfshirë vetura zyrtare e ATK-së e cila ka goditur një veturë të parkuar.

Ndërsa, tjetra është jo veturë civile. Në këto raste të ndara, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm me pak dëme materiale./Indeksonline/