14:06 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rruga me emrin e mikut të madh të shqiptarëve, në Amerikë, mund të ndërrohet

Emri i presidentit Woodrow Wilson mund të hiqet nga një rrugë në Los Anxhelos. Këshilli i qytetit thotë se janë dërguar disa fakte në adresë të tyre ku ka bazë se e kaluara e tij ishte raciste.

Për këtë është mbledhur një komision që po e shqyrton seriozisht ndërrimin e emrit të rrugës për ish-presidentin.

Wilsoni kur ishte president kishte bllokuar propozimet për barazi racore, ndërsa në një moment kishte ndërhyrë edhe në regjinë e një filmi që kishte për temë luftimin e racizmit. Woodrow Wilson njihet si mik i madh i shqiptarëve.

Wilsoni ishte mbrojtësi më i flaktë i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes, në Paris, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur Greqia, Serbia, Italia, Franca e disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë midis aleateve fitues të luftës dhe për të krijuar një minishtet në Shqipërinë e Mesme nën sundimin e Esat Pashë Toptanit. /Indeksonline/