13:48 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rruga në kryeqytet që i ngjanë një deponie mbeturinash

Rruga prej lagjes Matiqan që shpien tek Germia dhe Kolovicë i ngjason një deponie të mbeturinave.

Pavarësisht së kësaj rrugë i bien shumë qytetare që vizitojnë Gërminë, duket si një  deponi ku shihen grumbuj të mbeturinave, transmeton Indeksonline.

Në disa fotot të dërguara nga lexues të Indeksonline mund të shihni mbeturina të ndryshme si goma, thasë e gjëra të tjera.

Sipas tyre një firmë e ndërtimtarisë po e gjuan mbeturina skaj kësaj rrugë, që pos pamjes së shëmtuar që po i jep ambientit, edhe po ndotë ajrin.

Ndryshe, sot Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi ka nënshkruar një udhëzim administrativ, përmes së cilit dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara.

Matoshi ka thënë se vlera e gjobës mandatore do të jetë prej 20 deri në 100 Euro.

 

Më poshtë mund të shihni këto pamje./Indeksonline/