75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 26 Mars 2026 / B XH

Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për mjetet e transportit të mallrave.

Sipas njoftimit, bllokimi vjen si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi, duke pamundësuar qarkullimin e kamionëve në këtë segment rrugor.